Një 73-vjeçare nga Elbasani e infektuar me Covid-19 rreth një javë më parë, është përkeqësuar dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë.
Ajo ka shfaqur probleme me frymëmarrjen në orët e pasdites së sotme.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ajo ishte infektuar gjatë ceremonisë mortore të nënës së saj e cila ndërroi jetën në moshën 98-vjeçare.
Sot u shënua edhe dita me numrin më të lartë të infeksioneve në vendin tonë, me 82 të infektuar në total, ndërkohë që u raportua edhe një humbje jete e një 68-vjeçari nga qyteti i Krujës./abcnews.al