U gjet në një kanal afër banesës, humbi jetën në spital/ Policia zbardh ngjarjen e një viti më parë në Kurbin

schedule14:05 - 28 Gusht, 2023

schedule 14:05 - 28 Gusht, 2023

Policia e Kurbinit ka zbardhur detaje të reja në lidhje me një ngjarje të ndodhur një vit më parë ku si pasojë e rënies në kanal humbi jetën në spital 51 vjeçari Ylli Tafili. Sipas policisë mësohet se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga një 59 vjeçar i cili akuzohet  për “Vrasje nga pakujdesia”, pasi në momentin që ka ndodhur ngjarja ai ka zhvilluar një konflikt verbal me 51 vjeçarin që humbi jetën.

Ndër të tjera policia thekson se Tafili dhe 59 vjeçari i arrestuar  ishin konfliktuar verbalisht me njëri – tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti 51 vjeçari ka rënë në kanal, dhe si pasojë ka humbur jetën në spital. Gjykata e Kurbinit ka caktuar ndaj 59 vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

LEXO EDHE: Ylli Tafili nga Laçi mbërriti i vdekur në spital, policia sqaron rrethanat e humbjes së jetës

Njoftimi i plotë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18.08.2022, në Kurbin ku në një kanal afër banesës së tij, është gjetur nga familjarët, shtetasi Ylli Tafili. i cili disa orë më pas ka humbur jetën në spital.

Vihet në pranga një 59-vjeçar, pasi nga hetimet e thelluara ka rezultuar se, pas një konflikti të çastit me 51 vjeçarin, ky i fundit ka rënë në kanal ndërsa i ndaluari është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë mjekësore.

Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 18.08.2022, në Kurbin, ku në një kanal afër banesës së tij, nga familjarët e tij, është gjetur me shenja jete shtetasi 51 vjeç, i cili pas dërgimit në spital ka humbur jetën.

Bazuar në prova, u bë ndalimi i 59 vjeçarit, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, i shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Nga hetimet ka rezultuar se, Ylli Tafili dhe 59 vjeçari ishin konfliktuar verbalisht me njëri – tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti Tafili ka rënë në kanal, ndërsa 59 vjeçari është larguar menjëherë, pa i dhënë ndihmë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.