U gjet me shenja dhune nga kalimtarët në Tiranë, flet fqinji i 42-vjeçarit: Ishte punëtor, s’ka shkaktuar probleme

schedule18:56 - 15 Korrik, 2024

schedule 18:56 - 15 Korrik, 2024

Rigels Kaso u gjet i dhunuar në rrugë paraditen e kësaj të hënë në Tiranë. 42-vjeçari banues në Bilisht, u gjet me dëmtime në pjesën kokës.

42-vjeçari, pas karrierës si futbollist dhe më pas si specialist futbolli në Bilisht, ishte kthyer profesionit të elektricistit. Prej kohësh merrej me instalime elektrike në rajonin e Korçës dhe kryesisht me kamerat e sigurisë.

Fqinji i 42-vjeçar ka thënë për “ABC News” se nuk kanë pasur asnjëherë shqetësime nga ai, dhe se ishte një njeri që punonte dhe jetonte në Bilisht. Por prej dy tre ditësh nuk e kishte parë në zonë.

“Ai jetonte vetëm e ëma rrinte jashtë shtetit. Më parë ishte me gjyshen por pas vdekjes së saj jetonte vetë. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private. Në Tiranë nuk di të punonte, por ishte njeri i shkëlqyer”, ka thënë ndër të tjera një prej fqinjëve të 42-vjeçarit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!