VIDEO/ Vajza u gjet e masakruar në Francë, familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit

schedule16:45 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 16:45 - 28 Dhjetor, 2019

Familja e Brunilda Kovaçit që u vra në Francë tre ditë më parë kërkon ndihmë nga shtetit për kthimin e trupit të saj. Nëna e 37-vjeçares nga Berati, Fatimja thotë se janë të varfër dhe nuk kanë para të ndjekin procedurat. Njëkohësisht kërkojnë dhe kthimin në Shqipëri të djalit të saj 3 vjeçar.

 

Mbrëmjen e Krishtlindjes është gjetur e vrarë dhe e masakruar në një pyll të Francës një shqiptare. Familja e saj jeton në Berat dhe kërkon që shteti ti ndihmojë që të kthehet trupi I Brunilda Kovaçi pasi ata janë të vafrër. Gjithashtu kërkojnë dhe rikthimin në atdhe dhe të një prej 3 fëmijëve të saj që jetonte me të në Francë.

37 vjeçarja nga Berati, nënë e tre femijeve kishte disa vite që jetonte në Francë. Ajo me vete kishte vetëm djalin e vogël 3 vjeç, ndërsa dy fëmijët e tjerë I kishte lënë në Shqipëri. Mediat franceze kanë shkruar se e reja ishte punëtore seksi dhe në trup kishte tatuazh emrin e një mashkulli shqiptar që bëri që policia ta identifikonte, pasi trupi saj ishte pjesërisht i djegur. Teksa hetimet vijonë për ngjarjen po mbahet në paraburgim një person. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!