6 prej 30 shqiptarëve të cilët ditën e djeshme ndodheshin në Kakavijë, janë kthyer në Greqi.
Ndërkohë 10 persona u ndaluan nga patrullat e Policisë Kufitare në territorin shqiptar pasi kishin hyrë ilegalisht.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se për këta persona u kryen procedura ligjore dhe u ndëshkuan me gjoba. Gjithashtu u shoqëruan për vetëkarantinim në banesë, ndërsa aktualisht janë akoma edhe rreth 7 të tjerë që presin për të hyrë në Shqipëri.
Gjithsej u është lejuar hyrja në 24 orë 10 personave që kishin leje./abcnews.al

