U dyshua për koronavirus, dalin rezultatet e analizave për Merkelin

schedule17:17 - 23 Mars, 2020

schedule 17:17 - 23 Mars, 2020

Kanë dale negative rezultatet e testit të koronavirusit për Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Kjo e fundit u vetëkarantinua pasi mjeku që kujdesej për të rezultoi pozitiv me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert, i cili ka thëne se kancelja ka rezultuar negative ne testin e parë ndaj COVID-19. Merkel do të vijojë t’i nënshtrohet disa testeve të tjera.

Gjermania ka regjistruar deri më tani 115 viktima dhe ka 27009 raste aktive. Ndërsa janë shëruar 266 të tjerë. Gjermania ditën e sotme deklaroi se do të shtojë masat për të parandaluar përhapjen e virusit, madje gjobat për ata që shkelin rregullat mund të shkojnë deri në 25000 euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!