Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

U dogjën 30 apartamente/ Delia: Çfarë dyshohet për zjarrin që përfshiu pallatin! Materiali i përdorur në fasadë, problematik

schedule13:33 - 15 Prill, 2026

schedule 13:33 - 15 Prill, 2026

Gazetarja Etleva Delia dhe autorja e emisionin “Gjërat Tona”, në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, tha se dyshohet se zjarri që shkrumboi pallatin në Tiranë, te jetë një pakujdesi dhe se pikënisja ishte në katin e parë.

Ajo më tej u shpreh se situata u përshkallëzuar, por megjithatë falë punës dhe angazhimit maksimal u arrit që të shpëtoheshin banorë që mbetën të bllokuar.

“Pas luftës me zjarrin tashmë situata është stabilizuar. Po bëhet një bilanc i dëmeve, ku 30 apartamente u shkrumbua nga zjarri. Për fat të mirë kjo ngjarje u mbyll pa pasoja në njerëz. Dje është bërë një luftë e madhe nga forcat zjarrfikëse. Ka pasur persona të bllokuar në apartamentet e tyre, pasi ishin në gjumë por fatmirësisht është ndërhyrë dhe janë shpëtuar. Me arrestimin e menaxheres së supermarketit, ku u pa nisja e flakëve, pritet të kemi detaje, ndërsa nuk bëhet fjalë për një zjarr të qëllimshëm. Në një komunikim me inxhinierë, shpjeguan se sistemet e izolimit të fasadave të pallateve bëhen me këtë ‘shkumën’, ndërsa në raste të tjera përdoret lesh xhami. Pra duke shmangur qoftë edhe kontrolle për çështje të fasadave, por ky material krijon shqetësim. Një tjetër problem që doli në pah është se nuk hanë respektuar hapësirat e rrugët për të lejuar kalimin e zjarrfikësve”, tha ndër të tjera ajo.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!