U denoncua nga “Piranjat”, arrestohet 20-vjeçari që torturonte qenin

schedule19:40 - 6 Qershor, 2022

schedule 19:40 - 6 Qershor, 2022

Policia ka reaguar pas videos së publikuar nga emisioni “Piranjat” në ABC. Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se kanë identifikuar dhe kapur autorin, i cili shfaqet duke torturuar një qen.

Mustafa Idrizi, 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili u shpall më herët në kërkim është shoqëruar në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin:

-M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!