U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, shemben dy pallate në Durrës

schedule11:09 - 3 Gusht, 2020

schedule 11:09 - 3 Gusht, 2020

Dy pallate në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës janë shembur këtë të hënë, në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Burime për Abc News bëjnë me dije se pallatet 5-katëshe në lagjen nr. 18 ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit në Tiranë, do të prishen.

Në këtë aksion është angazhuar IKMT dhe IMTV në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës . Ndërkohë në lidhje me këtë vendim, policia bën me dije se ka marrë të gjitha masat e sigurisë ndërsa kërkon mirëkuptimin e banorëve të objekteve që do shemben që të largohen nga godinat./abcnews.al