Ish-Miss Kosova e vitit 1996, Diellza Kolgeci krahas angazhimeve artistike, është edhe nënë e një vajze. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se pse zgjodhi që të bijen ta pagëzojë me emrin Helena.
“Unë çdo vit organizoj Ballon Shqiptare, jam organizatore dhe kemi shumë mysafirë që vijnë nga Shqipëria në këtë event që bën bujë. Edhe para 10 vitesh, kur po përgatisja ato logot, ftesat për Ballon Shqiptare, kam hulumtuar shumë mbi historinë. Më pëlqen historia. Kështu më doli një figurë e disa viteve më herët, ku ishte Helena me plis, do të thotë ishte e kohës së Ilirëve dhe aty fillova të hulumtoja pak më shumë për emrin Helena. Si shumica e shqiptarëve, unë mendoj që emri Helena nuk është emër grek, por është emër shqiptar”.
Më tej, e pyetur, se si ndihet që u bë nënë në moshën 41-vjeçare, Diellza deklaroi se kjo ndjesi nuk njeh orë biologjike. Sakaq, ajo zbuloi dhe se si pas lindjes u kthye menjëherë në formën e duhur trupore.
“Edhe në intervistat e mia shumë kohë më parë, gjithmonë kam thënë që para të 35 nuk planikoj të bëhem nënë. Fal zotit unë kam qene e shëndetshme dhe kthehem nga ajo që ora biologjike tani ka ndryshuar.
Unë kam humbur shumë peshë gjatë procesit të gjidhënies. Kjo nuk ka ndodhur vetëm te unë, por ka ndodhur dhe te shumë gra, por është pak gjenetike sepse unë nuk jam ruajtur në ushqim. Unë merrem me shumë sport dhe asnjëherë nuk kam qene nga ato që ruhem në ushqim. Por unë kam pasur një tjetër problem, sepse pasi kam lindur vetëm kam humbur kilogramë dhe më është dashur të ha ekstra. Mund të jetë pak gjenetike, mund të jetë dhe pak stresi, sepse ishte hera e parë që u bëra nënë dhe pagjumësia. Shumë gra thonë që barkun e paske petë, mirëpo ajo me siguri ka qene nga stresi dhe pagjumësia”./abcnews.al