U asfiksuan në pus, u jepet lamtumira tre viktimave në Berat

schedule15:57 - 8 Maj, 2020

schedule 15:57 - 8 Maj, 2020

Janë përcjellë për në banesën e fundit 77 vjeçari dhe dy nipërit e tij që humbën jetën tragjikisht një ditë më parë në fshatin Dushnik të Beratit teksa ishin duke pastruar një pus.

Ark-mortet e dy viktimave kanë dalë nga shtëpitë e tyre në orën 14:00 dhe më pas janë përcjellë për në banesën e fundit,në praninë e familjarëve,miqve dhe gjithë fshatit Dyshnik.

Lexo edhe:Fillimisht në pus hyri Kamberi, pastaj Gentiani për ta shpëtuar: Si ndodhi tragjedia e trefishtë në Berat

Siç shihet dhe nga pamjet në funeralin e të ndjerëve kanë marrë pjesë një numër u madfh familjarësh, miq dhe të afërm duke harruar distancimimin fizik.  Gjithashtu në funeral të gjithë pjesmarrësit kanë qenë pa respektuar asnjë protokoll masash sigurie,pa maska e pa dorashka dhe pa respektuar asnjë masë distancimi social.

Tragjedia e rëndë ndodhi dje në fshatin Dyshik të rrethit të Beratit. 77-vjeçari Kamber Hoxha ishte futur në pusin që kishte hapur në oborrin e shtëpisë për ta pastruar atë,por ka ngecur brenda në pus pasi ka bërë thirrje për ndihmë në ndihmë të tij kanë shkuar 2 nipërit Neim Hoxha dhe Gentjan Golashi të cilët fatkeqësisht kanë pasur të njëjtin fat./abcnews.al