Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

U arrestuan me 5 kilogramë kokainë e heroinë/ Gjykata e Tiranës lë në burg Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën

schedule08:41 - 28 Gusht, 2026

schedule 08:41 - 28 Gusht, 2026

U arrestuan gjatë operacionit policor ‘Drejtimi’ me 5 kg kokainë dhe heroinë, gjykata e Tiranës lë në burg Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën. Ata kanë pretenduar në gjykate se sasinë e drogës e kishin për përdorim personal.

Antidroga e policisë së Tiranës përdori metoda speciale të hetimit.

Mirand Herri dhe Luftim Hoxha u mbajtën prej ditësh nën vëzhgim.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 5 kg drogë, konkretisht 3 kg kokainë dhe 2 heroinë. Nëse sasia e drogës do të hidhej në treg dhe do të shitej në doza, vlera e saj përllogaritet në mbi 500 mijë euro.

Kjo është një nga sasitë më të mëdha të drograve të forta që është sekuestruar nga policia e kryeqytetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!