U arrestua për shitblerje votash, zyrtari i qeverisë greke në paraburgimin e Vlorës për të takuar Belerin

schedule12:45 - 18 Maj, 2023

schedule 12:45 - 18 Maj, 2023

Arrestimi dhe lënia në burg e kandidatit të zgjedhur për kryebashkiak të Himarës, Fredi Beleri nga koalicioni Bashkë Fitojmë ka sjellë reagime të shumta në Greqi.

Herë pas here diplomatë të ndryshëm grekë jo vetëm në Greqi, por edhe duke vizituar Belerin në burg kanë bërë thirrje për lirimin e tij.

Gazetari Elton Nika, raporton për ABC News se këtë të enjte në ambientet e paraburgimit të Vlorës ka shkuar sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme të Greqisë, Theoharis Lalakos, ku ka zhvilluar një takim të shkurtër  me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

LEXO EDHE: “Duam miqësi me Shqipërinë, por jo me çdo kusht”, Dendias: Të lirohet Beleri

Ndërkaq një natë më parë në një intervistë të dhënë për mediat greke ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, ka kërkuar që të lirohet Fredi Beleri, duke theksuar se miqësinë me Shqipërinë e duan por duke respektuar njëri tjetrin jo me zor.

Ndërkohë kujtojmë se Beleri është arrestuar një javë më parë nën akuzën e shitblerjes së votave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!