U arrestua bashkë me Nazer Seitin, Armando Koçerri kërkon të dalë nga qelia

schedule17:58 - 1 Shkurt, 2018

schedule 17:58 - 1 Shkurt, 2018

Armando Koçerri, i arrestuar në të njëjtin operacion policor që vuri në pranga Nazer Seitin, kërkon të lirohet nga masa e sigurisë “arrest në burg”.

Koçerri ishte prezent të enjten në Gjykatën për Krimet e Rënda, por seanca u shty për shkak të mosparaqitjes së avokatit të tij mbrojtës.

Përmes një kontakti telefonik, avokati Sokol Hazizaj, i kishte bërë me dije gjykatës se nuk ishte më mbrojtës i Koçerrit. Në këto kushte, gjykata shtyu seancën për në 15 Shkurt, për t’i dhënë mundësi Koçerrit për të gjetur një avokat mbrojtës.

Nezar Seitaj dhe Armando Koçerri u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit të Habilajve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!