Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49 vjeç, i arrestuar pak ditë më parë nga forcat RENEA në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, pas rreth 10 muajsh në kërkim policor.
Përpara gjyqtares Lorena Çabej, Zalla ka deklaruar se nuk është arrestuar, por është dorëzuar vetë te autoritetet. Ai ka mohuar çdo lidhje me atentatin e ndodhur në rreth-rrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë dy persona.
49-vjeçari ka mohuar gjithashtu pronësinë mbi armët e zjarrit që dyshohet se janë sekuestruar në kuadër të operacionit për arrestimin e tij, duke pretenduar se nuk ishin të tijat.


