U akuzuan për fshehje pasurie, SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë

schedule11:14 - 1 Korrik, 2022

schedule 11:14 - 1 Korrik, 2022

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë, të akuzuar për fshehje pasurie. Gazetari Ermal Vija raporton se SPAK kërkon pushimin e çështjes  argumentin se s’ka vepër penale.

  1. Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
  2. Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
  3. Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
  4. Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
  5. Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
  6. Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
  7. Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.

SPAK këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje. Vendimi do të shpallet më  7 korrik ora 14. /abcnews.al