Ylli amerikan i popit, Lizzo, ka thënë se akuzat e tre ish-balerinëve të saj, duke përfshirë ngacmimin seksual dhe krijimin e një mjedisi pune armiqësor, janë “të rreme”.
Këngëtarja i quajti ditët e fundit “të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese”.
“Zakonisht zgjedh të mos përgjigjem ndaj akuzave të rreme, por këto janë po aq të pabesueshme sa tingëllojnë dhe shumë të egra për të mos u adresuar”.
Padia përfshin gjithashtu akuza për ngacmim fetar dhe racor.
Gjithashtu këngëtarja akuzohet se ka ushtruar presion ndaj balerinëve, pasi i detyroi të kapnin gjoksin dhe vaginën e punonjësve të klubeve të striptizimit dhe të hanin banane që dilnin nga gjoksi dhe vagina e grave të tjera.
Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez janë ish-balerinët që kanë ngritur çështjen kundër këngëtares, kapitenit të saj të kërcimit dhe kompanisë së saj të prodhimit Big Grrrl Big Touring (BGBT)./abcnews.al