Endrit Braimllari në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi deklaratat e tij lidhur me largimin nga PL, por duke theksuar se nuk e mohon kontributin e tij tek PS.
Gjatë intervistës, ai u shpreh se është sulmuar dhe akuzuar për tradhti, por theksoi se këto akuza janë të pavërteta dhe se nuk është aspak rasti i tij. Braimllari u shpreh se pasioni i tij për politikën nuk ka vend për pazare,
“Në atë qëndrim nuk ka asgjë të vërtetë, nuk është një tradhti. Tradhtohet kur je në front në betejë. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit 19 vite. E dinë shumë mirë ish-kolegët e mi. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit, madje shpesh për të bërë detyrën time në front kam qenë edhe i ashpër. Kjo s’ka lidhje fare më tradhtinë. Kë po tradhtoj un? Interesat e kujt? Unë jam një njeri që dua të merrem me aktivitet politik. Unë po filloj një epokë të re, pra po them do t’ja nis nga fillimi. Unë e kam pasion, këta mendojnë që gjithmonë ka pazar. Sulmin nuk po e bëjnë ish-kolegë të mi, por këta që erdhën nga zyrat e shtetit që erdhën pa provuar terrenin. Si mund t’i thuash një themeluesi një term të tillë. Çfarë mund të mendojë një i ri, këta nuk mendojnë si të shkojnë tek votuesi, por të mbarojnë punët që kanë brenda opozitës”, tha më tej ai.
/abcnews.al/