U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

schedule19:34 - 6 Qershor, 2025

schedule 19:34 - 6 Qershor, 2025

Një 35-vjeçar është transportuar drejt Spitalit të Traumës pasi është aksidentuar pranë rrethrrotullimit të Shupenzës dhe për pasojë ka përfunduar bashkë me mjetin pranë një lumi.

Të enjten, babai i tij kallëzoi në Polici 35-vjeçarin, me argumentin se ishte larguar nga banesa.

Njoftimi i Policisë: 

Me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallëzoi se ishte larguar nga banesa.

35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!