Tym e flakë në Shkodër, zjarr pranë selisë së PS-së, pamjet çfarë po ndodh me protestën

schedule12:24 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 12:24 - 12 Dhjetor, 2020

Thyerje xhamash dhe djegie banderolave e tabelave të reklamave në rrugët e qytetit. Protesta në Shkodër vijon.

Pas nisjes nga qendra e qytetit, grupi i qytetarëve u zhvendosën përpara selisë së PS-së duke thyer xhamat me sende të forta dhe gurë.

Më pas protestuesit kanë djegur tabelat e reklamave në qendër të qytetit. Marshimi në Shkodër vijon në rrugët e qytetit, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë deri tani.

Në tre ditët e para, që pas vrasjes së të riut janë zhvilluar disa tubime në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Elbasan, Durrës, Lezhë dhe shumë qytete të tjera të vendit.

Qytetarët nuk janë mjaftuar vetëm me dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, por kërkojnë edhe “kokën” e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Por kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë: nuk ka shanse./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!