Tusk për negociatat: Vendet anëtare të BE kërkojnë kohë

schedule14:10 - 12 Qershor, 2019

schedule 14:10 - 12 Qershor, 2019

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka deklaruar se çështja që shtrohet aktualisht nuk është nëse duhen hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, por kur duhet bërë kjo. Këto komente Tusk i ka bërë pas takimit në Bruksel me Presidentin Stevo Pendarovski.

“Unë besoj se mund të ketë vetëm një vendim: të fillojë negociatat në përputhje me rekomandimet e Komisionit si me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pyetja sot nuk është nëse, por kur?”- shkruan Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk në Twitter sipas të cilit arritja e konsensusit midis shteteve anëtare merr më shumë kohë seç ai do të kishte dëshiruar./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!