“Turqia, vend mik i Kosovës”, Pajaziti për sulmin terrorist: Tregon se sa e brishtë është paqja në botë

schedule17:18 - 23 Tetor, 2024

schedule 17:18 - 23 Tetor, 2024

Ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti ka komentuar në një lidhje për “Ballkan Updatesulmin terrorist që ndodhi këtë të mërkurë në Ankara të Turqisë.

Ai ka thënë se ky sulm tregon se sa e brishtë është paqja në botë.

Sipas Pajazitit, Turqia është një nga vendet mike të Kosovës dhe stabiliteti atje dhe roli i Turqisë në Kosovë është shumë i rëndësishëm dhe shumë i madh.

“Kjo çfarë po ndodh në Turqi sot tregon se sa e brishtë është paqja sot në botë, veçanërisht në këtë pjesë. Edhe pse nuk mund të themi që këto që po ndodhin në Turqi, mund të kenë lidhje me Ballkanin Perëndimor. Ajo që mund të themi është që ka ndikim në krejt regjionin, ajo çfarë po ndodh atje dhe ajo çfarë mund të bëjmë ne është që të lutemi që të ketë sa më pak viktima.

Padyshim, që Turqia është një nga vendet mike të Kosovës dhe stabiliteti atje dhe roli i Turqisë në regjionin tonë është shumë i rëndësishëm dhe shumë i madh. Po aq është e rëndësishme është që të jemi të gjithë të bashkuar për aktet terroriste. Kjo mund të na bëjë të vetdijshëm që të jemi bashkë dhe të mbrojmë paqen në aleancë”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!