Turqia vaksinoi mbi 700,000 punonjës shëndetësorë në 4 ditë

schedule08:43 - 18 Janar, 2021

schedule 08:43 - 18 Janar, 2021

Më shumë se 700.000 punonjës shëndetësorë në Turqi kanë marrë dozën e  parë kundër koronavirusit  në 4 ditët e para të fushatës së vaksinimit në vend.

Turqia të enjten filloi fushatën e vaksinimit me vaksinën CoronaVac, e zhvilluar nga kompania kineze.

Grupi i parë prej 3 milionë dozash të vaksinës arriti në Turqi më 30 dhjetor. Pas vaksinimit të mbi 1 milionë punonjësve të kujdesit shëndetësor në Turqi, do të vaksinohen banorët dhe punëtorët në shtëpitë e kujdesit dhe pleqve, si dhe objektet e kujdesit për personat me aftësi të kufizuara.

Dy doza të vaksinës do të jepen me 28 ditë diferencë nga njëra-tjetra. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen  katër deri në gjashtë muajt e parë pas shërimit të tyre.

Këtë javë presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se kufizimet do të lehtësohen gradualisht pasi rastet me COVID-19 kanë shënuar rënie në kohët e fundit./abcnews.al