Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Turqia, Suedia dhe Finlanda takohen në Ankara për bisedimet në lidhje me NATO-n

schedule14:22 - 14 Qershor, 2023

schedule 14:22 - 14 Qershor, 2023

Në Ankara filloi takimi i katërt në kuadër të mekanizmit të përbashkët të përhershëm midis Turqisë, Finlandës, Suedisë dhe NATO-s, raporton Anadolu.

Akif Çağatay Kılıç, këshilltari kryesor i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, po kryeson takimin njëditor në kompleksin presidencial.

Në bisedime marrin pjesë Stian Jenssen, drejtor i Zyrës Private të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s; Jan Knutsson, sekretari shtetëror i Ministrisë së Jashtme Suedeze dhe Jukka Salovaara, sekretare e përhershme shtetërore në Ministrinë e Jashtme Finlandeze.



Takimi vjen përpara se liderët e NATO-s të mblidhen në samitin në Vilnius, Lituani më 11-12 korrik.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi një luftë në Ukrainë në shkurt 2022.

Edhe pse Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia t’i përmbahet një memorandumi trepalësh të nënshkruar qershorin e kaluar në Madrid për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë mbi terrorizmin.

Suedia miratoi një ligj kundër terrorizmit në nëntor, duke shpresuar se Ankaraja do të miratonte synimin e Stockholmit për t’u anëtarësuar në NATO-n. Ligji i ri, në fuqi nga 1 qershori, u lejon autoriteteve të ndjekin penalisht individët që mbështesin grupet terroriste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!