Turqia nuk gjen qetësi, regjistrohet një tjetër lëkundje e fortë tërmeti

schedule17:25 - 23 Shkurt, 2023

schedule 17:25 - 23 Shkurt, 2023

Turqia dhe Siria janë lëkundur nga një tjetër tërmet i fortë, pasditen e së enjtes.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9, epiqendra ndodhet 18 kilometra në jug të Antakeisë, ndërsa thellësia fokale është 10 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Provinca e  Hatay, është një nga provincat më të prekura nga dy tërmetet vdekjeprurëse me qendër Kahramanmaras, të hënën e kaluar kanë ndodhur edhe dy tërmete të tjera me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë, me 3 minuta diferencë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!