Turqia mban ndezur tensionin në Egje, çon anijet përballë Greqisë

schedule23:39 - 7 Janar, 2021

schedule 23:39 - 7 Janar, 2021

Nuk ka qetësi mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat greke njoftojnë se Ankaraja ditën e sotme ka lëshuar një seri tjetër “NAVTEX” në zonat afër Kastellorizos, si dhe në Egjeun Verior, për periudhën e ardhshme të janarit.

Seria e re e “NAVTEX” që lëshoi stacioni i Antalias përfshinë stërvitje ushtarake dhe kërkim shpëtimi. “NAVTEX” i referohet rezervimit të zonave për ushtrime detare, ndërsa në Athinë janë gjithmonë në gatishmëri. Tensionet mes palëve vijojnë pavarësisht ndërrimit të viteve.

Marrëdhëniet mes dy vendeve në 3 mujorin e fundit të vitit që lamë pas ishte mjaft të tensionuara, thuajse në prag të luftës. Dy vendet nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për t’u ulur në dialog për kufirin detar pavarësisht thirrjeve të forta nga BE dhe SHBA./ db/Abcnews.al