Turqia i dha “OK” anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, Kim: Putin donte ta dobësonte NATO-n, por e bëri më të fortë

schedule21:39 - 28 Qershor, 2022

schedule 21:39 - 28 Qershor, 2022

Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Turqisë, e cila ka rënë dakord të mbështesë aplikimet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se Presidenti Putin donte ta dobësonte NATO-n me luftën e nisur në Ukrainë më 24 shkurt 2022, por ai vetëm sa e ka bërë më të fortë.

“Presidenti Putin donte të dobësohej NATO me këtë luftë. Në vend të kësaj, NATO është më e fortë, më e bashkuar dhe në prag të zgjerimit”, shkruan Kim.

Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti finlandez Sauli Niinisto.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!