Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoglu ka njoftuar se të gjitha organizatat kombëtare sportive janë pezulluar deri në një deklaratë të dytë pas tërmetit shkatërrues që preku vendin.
Tërmeti me epiqendër në juglindje të Turqisë dhe në veri të Sirisë ishte më i fortë në 100 vitet e fundit me magnitudë 7.8.
Deri më tani raportohet për mbi 600 të vdekur, por ky numër pritet të rritet ndjeshëm në orët në vazhdim.r.t/abcnews.al