Turqia: Azerbajxhani dhe Armenia pranë marrëveshjes historike të paqes

schedule19:45 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 19:45 - 14 Dhjetor, 2023

“Azerbajxhani dhe Armenia janë më afër marrëveshjes së paqes se kurrë”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan në konferencën për shtyp në Baku, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shkruan Tass.

“Pas luftës 44-ditore që ndodhi tre vjet më parë, ekziston një mundësi historike për të arritur paqen në rajon. Ne besojmë se sot, më shumë se kurrë, një mundësi e tillë për të arritur një marrëveshje paqeje është bërë shumë më reale dhe Nuk duhet shmangur më. Ne mirëpresim përparimin pozitiv drejt arritjes së një marrëveshjeje të përhershme paqeje dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë”, tha ai.

Sipas Fidanit, “diaspora armene në Perëndim shfrytëzon situatën e vështirë të popullit armen dhe përpiqet të nxisë disa vende të mbajnë qëndrim kundër Azerbajxhanit”.

“Në vend të kësaj, do të ishte më mirë që ata të drejtonin përpjekjet e tyre për të krijuar kushte ku populli armen mund të vendosë marrëdhënie normale me fqinjët e tij,” tha ministri.

Ai sugjeroi që aktorët jashtë rajonit duhet të ndjekin një politikë që synon ruajtjen e ekuilibrit dhe normalizimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!