Turqi, pas 8 orësh vihet nën kontroll zjarri që shpërtheu në një ndërtesë

schedule12:23 - 28 Prill, 2023

schedule 12:23 - 28 Prill, 2023

Zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në rajonin Narlıdere në qytetin Izmir të Turqisë është vënë nën kontroll. Ekipet e Departamentit të zjarrfikësve, automjete të drejtorisë rajonale të pyjeve si dhe autobotet e Drejtorisë rajonale të policisë ndërhynë nga toka si dhe helikopterët nga ajri ndaj zjarrit i cili shpërtheu mbrëmë në një ndërtesë 8-katëshe në një zonë banimi me 4 blloqe në lagjen Yenikale. Zjarri u vu nën kontroll pas rreth 8 orësh ndërkohë që ekipet vazhdojnë punimet e ftohjes në ndërtesë.

Ekipet e emergjencës shëndetësore kanë dërguar në spitalin arsimor dhe kërkimor “Ataturk” një person të prekur nga tymi. Ndërsa 5 persona që u prekën nga tymi morën trajtimin në ambulancë. Po ashtu ekipet shëndetësore kanë ndërhyrë ndaj një personi i cili lëndoi këmbën për shkak të panikut që përjetoi. Mësohet se personi i dërguar në spital nuk është në rrezik për jetën. Ekipet zjarrfikëse kanë shpëtuar gjithashtu një mace dhe një qen që ishin bllokuar në ndërtesë.

Ekipet e Departamentit të zjarrfikësve, të Drejtorisë rajonale të pyjeve si dhe autobotet e Drejtorisë rajonale të policisë ndërhynë nga toka dhe helikopterët nga ajri ndaj zjarrit.

Zjarri shpërtheu mbrëmë gjatë orës 22:00 në një ndërtesë 8-katëshe në një zonë banimi me 4 blloqe në lagjen Yenikale në rajonin Narlıdere në qytetin Izmir. Në vendngjarje krahas ekipeve të zjarrfikësve, u dërguan edhe mjete të Drejtorisë rajonale të pyjeve si dhe autobotet e Drejtorisë rajonale të policisë ndërhynë nga toka dhe helikopterët nga ajri.

Ekipet evakuuan personat që ndodheshin në ndërtesën ku kohë pas kohe janë dëgjuar shpërthime.

Në vendin e ngjarjes kryen inspektime ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, guvernatori i qytetit Izmir, Yavuz Selim Köşger, zv/kryetari i përgjithshëm i AK Partisë, Hamza Dağ, deputetët e AK Partisë, Mahmut Atilla Kaya dhe Ceyda Bölünmez Çankırı si dhe kryetari i bashkisë Narlıdere, Ali Engin.

Kryeprokuroria e Izmirit filloi një hetim lidhur me zjarrin.

Artisti İbrahim Tatlıses i cili dihet se banon në këtë bllok, në një postim nga llogaria e tij në median sociale shkroi: “Të shkuara të gjithë fqinjëve të mi. Dy ditë më parë kisha dëshirë të vija në Izmir, por nuk munda sepse nuk kishte vend në avion. Të kaluara të gjithëve. Shpresojmë të mos kemi humbje jete. Më mirë dëm ndaj mallit sesa jetës”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!