Rreth 60 milionë qytetarë në Turqi votojnë sot për zgjedhjet presidentin e ri dhe për të rinovuar parlamentin. Erdogan është favorit për fitimin e këtyre zgjedhjeve, por mund të ketë dhe surpriza.
Shtetasit turq shkojnë në votime për të vendosur nëse do t’i japin Presidentit Rexhep Tajip Erdogan një mandat të dytë pesë-vjeçar, në zgjedhjet më të ashpra të kryera në vend gjatë viteve. Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 të mëngjesit me orën lokale dhe do të përfundojnë në 17:00. Qytetarët votojnë sot për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Nëse Erdogan fiton, ai do të miratojë fuqi të reja të mëdha që kritikët thonë se do të dobësojnë sundimin demokratik. Por ai përballet me një sfidë të madhe nga kandidati i qendrës së majtë, Muharrem Inçe i Partisë Popullore Republikane (CHP).
Turqia mbetet nën gjendjen e emergjencës të vendosur pas grushtit të dështuar të shtetit në Korrik të 2016-s. Zgjedhjet fillimisht do të mbaheshin në Nëntor të 2019-s, por u përshpejtuan me kërkesë të Erdogan. Të dy kandidatët kryesorë mbajtën tubime madhështore të shtunën, në ditën e fundit të fushatës dhe e cilësuan njëri-tjetrin të paaftë për të drejtuar Turqinë.
Inçe, fushata e të cilit ishte e zjarrtë ka ringjallur opozitën e demoralizuar të Turqisë, premtoi të shtyjë atë që ai e karakterizoi si një rrëshqitje në sundimin autoritar nën drejtimin e Erdogan.
“Nëse Erdogan fiton, telefonat tuaj do të vazhdojnë të përgjohen… Frika do të vazhdojë të mbretërojë”, tha ai për të paktën një milion njerëz të mbledhur në Stamboll.
Ndërsa më tej shtoi se nëse zgjidhet, ai do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të Turqisë brenda 48 orëve. Rregulli i emergjencës i lejon qeverisë të anashkalojë parlamentin. Kurse Erdogan përdori një metaforë më të dhunshme në tubimin e tij.
“Do t’u japim atyre një shpullë Otomane?”, pyeti presidenti turk.
Ndërkohë, rreth 60 milionë persona kanë të drejtë vote për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. 6 kandidatë garojnë për të marrë drejtimin e shtetit. Nëse asnjëri prej tyre nuk zotëron 50% të votave, dy kandidatët me më shumë vota shkojnë në balotazh që zhvillohet me 8 Korrik./abcnews.al