Turqi, arrestohen 147 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

schedule10:02 - 26 Mars, 2024

schedule 10:02 - 26 Mars, 2024

Autoritetet turke kanë arrestuar 147 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, tha sot ministri i Brendshëm Ali Jerlikaya.

Ai tha se policia ka arrestuar të dyshuarit në operacionet në më shumë se 30 provinca turke.

Jerlikaja shtoi se të dyshuarit kanë qenë aktivë në kuadër të Shtetit Islamik, se kanë marrë pjesë në konflikte të armatosura me anëtarë të këtij grupi dhe se kanë ndihmuar në financimin e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!