Shqipëria ka pasur një përmirësim të shpejtë të sektorit të turizmit pas pandemisë. Eurostat ka bërë një analizë të netë qëndrimeve të turistëve në vendet e BE dhe në rajon ku vërehet se Shqipëria ka pasur ecurinë më pozitive duke u renditur e dyta pas Serbisë.
Sipas të dhënave të Eurostat rezulton se në Shqipëri u regjistruan gjithsej 3.8 milionë netë qëndrime nga turistët e huaj në 2022. Kjo tregon se ky sektor është me rritje 17.6% në raport me 2019-n. Ndërsa në krahasim me 2021, rritja e net qëndrimeve në Shqipëri është rreth 20%.
Ndërkohë që Serbia mban vendin e parë duke regjistruar një rritje të netë qëndrimeve me të pakëtn 21.8% në krahasim me periudhën para pandemisë.
Mali i Zi i cili njihet për turizmin ende nuk ka arritur të rikuperoj humbjet e pësuara gjatë pandemisë dhe rezulton se netëqëndrimet janë rreth 8% më pak se në periudhën e parakrizës.Maqedonia e Veriut ndërkohë rezulton me shifra edhe më negative.
Sektori i turizmit ka nisur pozitiv edhe për fillimin e viti 2023. Shqipëria ka pritur mbi 833 mijë të huaj vetëm në janar të këtij viti duke shënuar një nivel rekord nëse e krahasojmë me vitin 2022.
Në total janë 379 mijë turistë më tepër që kanë vizituat vendin gjatë dimrit. Kjo tregon se tashmë nuk është i preferuar vetëm sezoni turistik i verës. Sipas INSTAT rreth 96 % e shtetasve të huaj që kanë ardhur në vend kanë qenë për qëllime pushimesh ose vizitë tek të afërm./abcnews.al