Turistët nuk ikin nga Portonova/ Vizitorët nga Gjermania dhe Zvicra, pushojnë me kamper

schedule13:54 - 21 Shtator, 2023

schedule 13:54 - 21 Shtator, 2023

Njejtë si në verë edhe në këto ditë të fundit të shtatorit Porto Nova e Vlorës është plot me turiste.

Kanë ardhur me kamper nga Gjermania e Zvicra për të pushuar në një prej plazheve më tërheqës e me të qetë të jugut.

“Natyra, moti, deti janë shumë të bukur. Për këtë plazh u informova në internet. Më herët ishim në Theth, Krujë. Kemi gati 1 javë që qëndrojmë këtu” tha një prej tyre.

Disa, rekomandimin per të vizituar Vloren e kanë marrë nga të afërm që kanë qënë më herët në Shqipëri.

” Erdha këtu sepse motra ime ishte në Shqipëri para disa vitesh. Ajo vizitoi shumë qytete dhe e pëlqeu shumë Shqipërinë, natyrën dhe njerëzit dhe na tha se duhet ta vizitonim. Ne kemi fëmijët me vete dhe njerëzit këtu kanë treguar dashuri për fëmijët. Ne i bëjmë gjithmonë pushimet maleve dhe nu keni male shumë të bukura” tha një tjetër

Të tjerët janë informuar në internet por nuk janë zhgënjyer nga gjithë cfarë kanë gjetur e thonë se eksperiencen e tyre te bukur do e ndajne me miq e familjare.

Ata që pushojnë me fëmijë të vegjël shqetësim kanë muzikën që sic thonë ndonjëherë është e lartë.

” Jemi nga Gjermania. Këtu është bukur ppr muzika është gjithmonë e lartë gjatë natës. Deti është i pastër por rruga për të ardhur deri këtu ishte e vështirë” u shpreh pushuesi.

Porto Nova është një ndër plazhet e paprekura të bregdetit shqiptar që në cdo stinë të vitit mbledh turistë të shumtë të cilët pushojnë zakonisht me kamper./abcnews.al