Turistët izraelitë vizitojnë Shqipërinë, Klosi: Trefishohet numri

schedule13:30 - 4 Gusht, 2019

schedule 13:30 - 4 Gusht, 2019

Numri i turistëve izraelitë që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë sipas ministrit te Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është trefishuar.  Ndërkohe ministri Klosi bëri të ditur se shumë shpejt numri i charteve që do të udhëtojnë nga Telavivi në Tiranë dhe anasjelltas do të shkojë në katër.

Shumë shpejt nga Telavivi në Shqipëri  dhe anasjelltas do të udhëtojnë katër chartera në javë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi  e bëri të ditur nga stenda e “Buzëqesh Shqipëri” në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë ku foli dhe për rritjen e numrit të turisteve izraelitë që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.

“Falënderoj kompaninë për numrin e madh të turistëve izraelitë që kanë ardhur në Shqipëri gjatë verës së këtij viti dhe numrat janë realisht impresionues nga viti i kaluar dhe nga një vit më parë, numri është trefishuar duke shkuar në 20 mijë turistë izraelitë që janë futur deri në fund të muajt Qershor”.

Ministri i Turizmit thotë se shkak për këtë janë shërbimet e përmirësuara dhe investimet në tregun e hotelerisë.

 “Kjo mundësi e shtuar krijon padyshim një destinacion të ri, që do të ndiqet edhe nga kompanitë e tjera izraelite të cilat e shikojnë Shqipërinë si një diamant në sektorin e turizmit dhe si një perspektivë e re e turizmit izraelit. Pra në gjuhën e shifrave rritja e avionëve nga Izraeli është impresionuese, vjet për herë të parë u testuan dy avionë në javë dhe vetëm për dy muajt e verës, Sivjet jemi në 4 avionë në javë pothuajse për të gjithë periudhën nga prilli deri në shtator dhe ajo çfarë premtojnë drejtuesit më të lartë të Israair, me të cilët kemi një dakordësi tashmë është që vitin tjetër të ketë 7 fluturime në javë”.

Me hapjen e aeroportit të Kukësit ministri Klosit tha se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion interes jo vetëm për tu vizituar nga turistet por dhe për të shërbyer si  vend transit për të arritur vendet e rajonit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!