Turistët i rikthehen Korçës, harrojnë distancimin social të koronavirusit

schedule13:19 - 7 Qershor, 2020

schedule 13:19 - 7 Qershor, 2020

Korça pas pandemisë gumëzhin nga zhurma e turistëve të cilët kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë në këtë qytet.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj bën m e dije se turistët i janë kthyer Korçës në të gjithë destinacionet turistike në Dardhe dhe në Voskopojë. Sipas saj më në fund bizneset  duket se po marrin frymë pas shumë muajsh izolim, tashmë ka rinisur lëvizja e munguar prej pandemisë në këtë qytet.

Koronavirusi duket se është harruar tashmë nga qytetarët të cilët kanë nisur një jetë normale, larg distancës sociale dhe masave mbrojtëse të disa muajve më përpara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!