Këtë të martë ka mbërritur në Durrës kroçera “Seven Seas Voyager”, me 636 turistë nga shtete të ndryshme.
450 prej turistëve siç shkruan kryeministri Edi Rama janë amerikanë. Rama ka ndarë në Facebook disa nga foto të kroçeres, e cilësuar si një ndër më të mëdha që ndalet në Durrës.
“Sot ka mbërritur në Durrës një nga kroçerat më të mëdha, “Seven Seas Voyager” me 636 turistë nga vende të ndryshme të botës, prej të cilëve 450 amerikanë”, shkruan Rama.
/abcnews.al/