Turi llogaridhënies në qarkun e Elbasanit/ Punësimi prioritet i qeverisë

schedule16:27 - 2 Qershor, 2018

schedule 16:27 - 2 Qershor, 2018

Këtë fundjavë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qarkun e Elbasanit për turin publik llogaridhënës . Punësimi e përmirësimi i shërbimeve janë ndër prioritetet e qeverisë tha ai duke i kërkuar qytetarëve që t’ia adreosjnë shqetësimet e tyre në platformën e bashkëqeverisjes.

Radhën për të dhënë llogari e ka qarku i Elbasanit. Axhendën e takimeve ka preferuar ta nisë në Panairin e Punës në qytetin e Elbasanit kreu i qeverisë , për të dëgjuar sa është i mundur punësimi i elbasanllinjve.

Nuk munguan edhe shqetësimet e tjera që iu adresuan kryeministrit, e që ky i fundit i la numrin e tij të telefonit për të parë mundësinë e zgjidhjes.

Qëllimi i vërtetë për të cilin ndodhet në panair është thirrja për tu punësuar.

Duke lavdëruar zyrën e punës në Elbasan kryeministri Rama tha se papunësia është ulur me 5.4 për qind. Por edhe më shumë mund të bëhet tha ai.

Lajm i mirë për kreun e qeverisë është punësimi i individëve dhe të familjeve të dala prej skemës së ndihmës ekonomike.

Këto ua bëri të ditur edhe banorëve të Cërrikut. Kishte prej tyre që kërkesës për punë kryeministri iu përgjigj menjëherë.

Të tjera shqetësime që kanë banorët e cërrikut kanë të bëjnë me mungesën e investime në rrjetin elektrik dhe infrastrukturor.  Premtimi se do të bëhen u dha, por kreu i qeverisë i kërkoi ta kuptojnë se prioritet kanë radhë.

Shqetësimet e tjera kërkoi që t’i adresojnë në platformën e bashkëqeverisjes shqipëria që duam.al

Në Belsh kryeministri Edi Rama zgjodhi të prezantojë projektet e reja për qarkun e Elbasanit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!