Turbina ka zyrtarizuar dy afrime. Bëhet fjalë për dy mbrojtës krahu, të cilët kanë qenë pjesë e moshave të Skënderbeut në të shkuarën.
Nga Pogradeci te cërrikasit kalon Anteo Osmanllari, i cili aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes. Përveçse me liqenorët, ai ka veshur edhe fanellat e Burrelit dhe Korabit.
Edhe Shaqe pjesën e dytë të sezonit ishte pjesë e Pogradecit. Mbrojtësi i majtë ka luajtur edhe me Tomorin e Besën, kurse tani do të jetë pjesë e Turbinës së drejtuar nga Marcelo Troisi. /abcnews.al