Tupja në Byro Politike: Dy polet e personalitetit tim në këto javë

schedule21:32 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 21:32 - 12 Dhjetor, 2018

Profesor Edmond Tupja ka folur në studion e Byro Politike për protestën e studentëve dhe në lidhje me procedimin e tij nga policia. Tupja është një nga pedagogët protestues të proceduar nga policia, pavarësisht se zyrtarisht nuk është bërë me dije. Ai shpreh mbështetjen e hapur për studentët protestues.

Xhokaxhi: Ke dy ndjesi të veçanta , protestën e të rinjve dhe të ndjesh i proceduar nga policia e shtetit?

Tupja: Janë këto dy polet e personaliteti tim në këto javë.

Profesor Tupja ka shprehur mbështetjen për studentët protestues, ndërkohë që e quan të justifikuar revoltën e tyre.

“Janë më të lirë se sa ne të vjetrit. Mua më mbush me gëzim sepse studentët tanë nuk janë ata të para 10-15 viteve. Ata jetojnë në kushte psikologjike të caktuara dhe vuajnë. Kushtet që kanë në konvikt, çmimet që rriten, prinërit që fitojnë me pak janë të gjitha probleme. Revolta ishte shumë e justifikuar. Ata janë të vendosur dhe unë i përkrah. Unë nuk jam protestues por mbështetës.

“Kanë qëndruar jashtë në të ftohtë pa qëlluar me një gur. Nuk është e lehtë. Nuk kanë treguar asnjë shenjë agresiviteti. Hodhën vetëm disa vezë por veza ka hyrë në kodin se si zhvillohen protestat në botë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!