Tubimi i Ramës, në “Galtasi” të Athinës/ Mediat greke: Ka marrë leje për stadiumin me 6000 vende

schedule18:18 - 9 Maj, 2024

schedule 18:18 - 9 Maj, 2024

Tubimi i Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi do të zhvillohet në stadiumin e Galacit në Athinë. Mediat  greke thonë se kryeministrit Edi Rama i është dorëzuar leja të përdorë hapësirën e brendshme të stadiumit për takimin e tij me emigrantët shqiptarë.

Stadiumi i Galacit në Athinë ka një kapacitet prej 6200 vendesh.

Ndërtimi i tij përfundoi në maj 2004 dhe zyrtarisht u hap më 30 korrik po të ati viti, pak para fillimit të Lojërave Olimpike. Në këtë ambient u zhvilluan lojërat e pingpongut dhe garat e gjimnastikës ritmike gjatë Lojërave Olimpike të 2004.

Në ditë më parë kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis deklaroi se Greqi nuk do ta pengojë vizitën e  homologut e tij shqiptar Edi Rama në Athinë. Kreu i qeverisë greke theksoi se Rama ka të drejtë të takohet me bashkatdhetarët e tij, edhe pse e konsideroi këtë vizitë si të panevojshme.

Mirëpo kryeministri shqiptar Edi Rama e ka siguruar se vizita e tij në Athinë më 12 maj nuk lidhet më çështjet e Greqisë dhe as me zgjedhjet europiane, siç është shprehur Athina me shqetësim, por vetëm me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!