Tsipras viziton Turqinë

schedule15:06 - 4 Shkurt, 2019

schedule 15:06 - 4 Shkurt, 2019

Gjatë vizitës së tij dy ditore në Turqi, kryeministri grek Aleksis Tsipras do të bisedojë me presidentin turk Erdogan, për aktivitetet turke në Mesdhe dhe tetë ushtarakët turq të strehuar në Greqi që nga dështimi i grushtit të shtetit në 2016-n.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras do të takohet me presidentin turk Erdogan në Ankara të martën, në kuadër të vizitës dy ditore në Turqi, por diplomatët grekë nuk kanë pritshmëri  të larta pas këtij takimi. Sipas burimeve, skenari më i mirë do të ishte deklarata e përbashkët për rinisjen e bisedimeve për ndërtimin e besimit mes dy vendeve. Mbetet e ende e paqartë nëse ministri i ri grek i Mbrojtjes, ish kreu i ushtrisë Apostolakis, do të pranojë ose jo ftesën e homologut të tij turk.

Përveç marrëdhënieve dypalëshe, Tsipras dhe Erdogan pritet të bisedojnë dhe me Qipron. Ka ende shqetësime për sa i përket aktiviteteve turke në Mesdheun lindor, në rritje javët e fundit. Një tjetër çështje diskutimi pritet të jetë dhe ajo e tetë oficerëve turq që u strehuan në Greqi pas dështimit të grushtit të shtetit në vitin 2016./abcnews.al