Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trupi i pajetë në Cerujë/ Pamjet, familjarë të Eglant Koçit mbërrijnë në vendngjarje

schedule19:03 - 18 Qershor, 2026

schedule 19:03 - 18 Qershor, 2026

Familjarët e 34 vjecarit Eglant Koçi kanë mbërritur në fshatin Cerujë në Elbasan, ku mesditën e së enjtes u gjet një trup i pajetë.

Policia dyshohet se ka arritur të gjejë trupin e dyshuar, të pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili u zhduk dy javë më parë.

Sipas informacioneve, grupi hetimor dhe familjarë të Koçit kanë mbërritur në zonën afër fshatit Cerujë, ku dyshohet se gjendet një trup që mund t’i përkasi 34 vjeçarit të zhdukur.



Eglant Koçi u pa për herë të fundit pranë sheshit “Ëilson” në kryeqytet më 4 qershor, duke lëvizur me motor. Kurse më 5 qershor, u denoncua si i zhdukur nga familjarët.

34-vjeçari Eglant Koçi rezultonte i punësuar në një mobilieri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat kryesore mbi të cilat është fokusuar policia.

Sakaq, vijon të jetë në kërkim autori i dyshuar, Armand Shakaj. Ky i fundit rezulton se ka ndërruar 6 numra telefoni për ti shpëtuar lokalizimit nga policia. Numrat janë në emër të tij dhe familjarëve, që nga valët telefonike rezultojnë se janë përdorur në Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!