Trump zbulon emrin e të nominuares për vendin vakant në Gjykatën e Lartë

schedule09:35 - 26 Shtator, 2020

schedule 09:35 - 26 Shtator, 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump,  do të nominojë Amy Coney Barret si anëtaren e re të Gjykatës së Lartë, në vendin të së ndjerës Ruth Bader Sinburg.

Sipas medieve të huaja, vendimi i presidentit amerikan pritet të zbulohet të shtunën në Shtëpinë e Bardhë. Emërimi mund të shkaktojë trazira në Senat për votimin e saj, ndërsa afrohen edhe zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti Trump, ka insistuar herë pas here që anëtarja e re e Gjykatës së Lartë të zgjidhet përpara zgjedhjeve në SHBA.

“Vota finale duhet të kryhet përpara zgjedhjeve. Ne kemi kohë të mjaftueshme për këtë”, deklaroi ai./abcnews.al