Trump urdhëron tërheqjen e trupave amerikane nga Somalia

schedule08:51 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 08:51 - 5 Dhjetor, 2020

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka urdhëruar tërheqjen e trupave amerikane nga Somalia deri më 15 janar, sipas një njoftimi zyrtar nga Pentagoni.

SHBA ka rreth 700 trupa në vend duke ndihmuar forcat lokale të luftojnë al-Shabab dhe militantët e Shtetit Islamik.

Zyrtarët amerikanë thanë se disa prej trupave do të zhvendoseshin në vendet fqinje, duke lejuar operacione ndërkufitare. Në muajt e fundit presidenti Trump ka lëshuar urdhra të ngjashëm për të ulur numrin e forcave amerikane në Irak dhe Afganistan.

Ai ka bërë thirrje prej kohësh që “trupat amerikane të kthehen në shtëpi” dhe ka kritikuar ndërhyrjet ushtarake amerikane si të kushtueshme dhe joefektive.

Urdhri i tërheqjes – i cili do të shihte trupat e rishpërndara vetëm disa ditë para se Trump të largohej nga zyra – ndryshon politikën e ish-sekretarit amerikan të mbrojtjes Mark Esper, i cili u shkarkua muajin e kaluar dhe favorizoi ruajtjen e pranisë së SHBA-së në Somali. /abcnews.al