Trump thirrje guvernatorëve: Jeni të dobët, përdorni forcën ndaj protestuesve

schedule22:46 - 1 Qershor, 2020

schedule 22:46 - 1 Qershor, 2020

Presidenti, Donald Trump,  ka reaguar ashpër ndaj protestave të 5 ditëve të fundit të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një videomesazh të shpërndarë në mediat amerikane ,Trump, u ka dhënë urdhër gurvenatorëve që të sillen më ashpër me protestuesit dhe dhunshëm.

Duhet të dominoni, përndryshe do të dukeni si një tufë budallenjsh, duhet t’i arrestoni ata njerëz”, ka thënë presidenti amerikan.

Kreu amerikan i shtetit ka kritikuar guvernatorët, se në disa shtete, përgjigja ndaj protestuesve ka qenë e dobët, çka ka bërë që të përshkallëzohet dhuna.

Lexo edhe:Policia i bashkohet protestuesve në SHBA, sherifi: Nuk jemi të gjithë si polici që vrau Floyd

Ndër të tjera presidenti i SHBA, mendon se dhuna po nxitet nga forcat radikale të majta. Më pas ai u tha guvernatorëve se është përgjegjësia e guvernatorëve, për të reaguar ashpër nga protestuesve të dhunshëm.

Është një lëvizje, ndëse ti nuk e vë përfund, do të bëhet keq e më keq. Protestat janë të suksesshme, vetëm kur ju jeni të dobët dhe pjesa më e madhe e juaja janë ashtu”,  është shprehur Trump.

Ashpërsimi i gjuhës së Trump, vjen në një moment kur për shkak të protestave pranë Shtëpisë së Bardhë, ai zyrtarët u futën në një bunker sigurie.

Amerikanët janë ngritur në protestë prej 5 dtësh, pas vrasjes së George Floyd, nga një ocer policie.  Gjatë protestave janë shkatërruar makina të shumta policie dhe janë dëmtuar zyra të ndryshme si dhe janë vënë në pranga shumë persona mes të cilëve edhe gazetarë. /abcnews.al