Historia u shënua kur kryetarja Demokratike e Dhomës Nancy Pelosi bëri zyrtarizimin e akuzës ndaj Presidentit Donald Trump.
Pas disa orëve debat ,dhoma votoi me 231 vota pro dhe 197 kundër nën akuzën për abuzim ndaj detyrës të presidentit Trump.
Akuza e dytë ndaj Donald Trump është pengesa që ai bëri ndaj proçesit të fajësimit .
Trump tashmë është presidenti i tretë në histori i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Ai do të përballet më gjyqin në Senat.
Por, ndërsa anëtarët e partisë së saj filluan të festojnë, zonja Pelosi i vështroi me një shikim të prerë që të mos festonin më.
Ajo gjithmonë ka pohuar se fajësimi i një presidenti ishte një ushtrim solemn./abcnews.al