Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump shkarkon sekretaren e Sigurisë Kombëtare/ Kristi Noem do të zëvendësohet nga Markwayne Mullin

schedule20:38 - 5 Mars, 2026

schedule 20:38 - 5 Mars, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar nga detyra sekretaren e Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, mes polemikave që kanë shoqëruar drejtimin e saj të institucionit.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se Noem “na ka shërbyer mirë dhe ka arritur rezultate të shumta dhe spektakolare”, duke shtuar se ajo do të emërohet e dërguar speciale për iniciativën e re të sigurisë të quajtur “Mburoja e Amerikave”.

Sipas presidentit amerikan, kjo nismë e re e sigurisë do të shpallet zyrtarisht gjatë kësaj jave në qytetin Doral në shtetin Florida, gjatë një takimi me liderë të Amerikës Latine.



Trump njoftoi gjithashtu se ka nominuar senatorin republikan nga Oklahoma, Markwayne Mullin, për postin e sekretarit të ri të Sigurisë Kombëtare.

“Ai është një luftëtar i MAGA-s dhe një ish-luftëtar profesionist i pamposhtur në MMA. Markwayne shkon shumë mirë me njerëzit dhe e kupton mençurinë dhe guximin që nevojiten për të çuar përpara agjendën tonë ‘Amerika e Para’,” tha Trump për ligjvënësin nga Oklahoma.

Presidenti theksoi gjithashtu se Mullin është i vetmi përfaqësues i komuniteteve autoktone amerikane në Senat dhe, sipas tij, një mbrojtës i fortë i komuniteteve fisnore.

“Markwayne do të punojë pa u lodhur për të mbajtur të sigurt kufirin tonë, për të ndaluar krimin e emigrantëve, vrasësit dhe kriminelët e tjerë që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, për t’i dhënë fund plagës së drogës së paligjshme dhe për ta bërë sërish Amerikën të sigurt,” shtoi Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!