WASHINGTON- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur për zhvillimet e fundit në luftën me Iranin, ndërsa Teherani e tërhoqi sot vendimin e tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Trump duket se e shpërfilli këtë, duke thënë “kemi biseda shumë të mira që po zhvillohen”.
“Gjërat po shkojnë shumë mirë – ata u treguan pak dinakë, siç kanë bërë për 47 vjet,” tha Trump.”, deklaroi ai.
Presidenti gjithashtu përsëriti pretendimet se SHBA kishte eliminuar kryesisht marinën, forcën ajrore dhe udhëheqjen iraniane.
“Ata donin ta mbyllnin përsëri ngushticën, siç kanë bërë për vite me radhë, nuk mund të na shantazhojnë”, tha Trump.
“Do të kemi disa informacione deri në fund të ditës. Po flasim me ta, po mbajmë një qëndrim të fortë”, vazhdoi ai./abcnews.al


