Trump përzë Zelenskyn/ Nura: Situata është komplekse, ka divergjenca! Mema: Presidenti i Ukrainës mund të dorëhiqet

schedule23:57 - 28 Shkurt, 2025

schedule 23:57 - 28 Shkurt, 2025

TIRANË- Përplasja mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë u bë lajmi kryesor, i cili mbushi faqet e para të mediave botërore.  Kjo temë u diskutua në emisionin “Ora e fundit” në ABC News.

Gazetari dhe analisti Artur Nura, u shpreh se me një politikan si Donald Trump gjithçka mund të pritet, madje dhe përzënie që i bëri presidentit të Ukrainës, të cilin e akuzoi se nuk tregoi respekt për  SHBA  dhe popullin e saj.

Sipas tij, situata është komplekse dhe në skenë po shdaqen divergjenca të forta politike.

“Me një politikan si Trump, e them në thonjëza, padyshim dhe përzënia nga Shtëpia e Bardhë është e pritshme. Situata është komplekses dhe ka një ndarje në perëndim dhe po konvertohet në divergjencë politike”, tha ai.

Medlir Mema, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare u shpreh se situata e krijuar sot në Shtëpinë e Bardhë mund të shërbejë si pikë kthese, që mund të pasojë zhvillime të forta gjeopolitike.

“Këto akte dhe këto gjeste, janë të rëndësishme, dhe nganjëherë bëhen pika kthese në marrëdhëniet mes shteteve. Jemi ende në sekondat e para dhe ka ende për të bërë.  Një riorientim i gjithë rendit botëror po merr hov. Evropa shpreson që ajo që thuhet shpreson të mos bëhet, por ja ku jemi sot. Evropa tani duhet të rimëkëmbet vetë me forcat e veta”, tha ai.

Më tej, ai theksoi se Volodymyr Zelensky me atë paraqitje që bëri në Shtëpinë e Bardhë do ta ketë të vështirë të drejtojë vendin e tij. Sipas Memës nuk përjashtohet as teza që Zelensky mund ta mendojë dorëheqjen nga posti i presidentit të Ukrainës.

“Unë mendoj se Zelenskyn do e ketë të vështirë të jetë në detyrë, pas kësaj performance në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky do detyrohet të japë dorëheqjen”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!